Sipas të dhënave zyrtare, në fund të tremujorit të parë të këtij viti, vlera e pronave të patundshme në pronësinë e bankave arriti 23.3 miliardë lekë ose rreth 175 milionë euro.
Pronat e patundshme janë ndërtesa tregtare, apartamente apo toka të sekuestruara nga individë ose biznese, të cilët nuk kanë shlyer kreditë.
Të dhënat tregojnë se në tre vitet e fundit, vlera e pronave të patundshme në bilancet e bankave ka mbetur thuajse e pandryshuar, me një rritje fare të lehtë. Por krahasuar me 5 vjet më parë, kjo vlerë është rritur me katër herë e gjysmë.
Pas sekuestrimit, bankat i nxjerrin pronat në ankand për të rikuperuar vlerën monetare të kredisë së humbur. Por sipas Bankës së Shqipërisë, një pjesë e madhe e pronave nuk arrijnë të shiten duke i detyruar bankat t’i marrin ato në pronësinë e tyre.
Ky është një proces, jo vetëm me kosto për bankat, por edhe me rreziqe, ku më kryesori është ai i rënies së çmimeve në tregun imobiliar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu