Një nga skenat më të veçanta nga filmi “Titanic” i vitit 1997 është ai ku orkestra luan për herë të fundit, ndërsa anija mbytet.
Një fakt shumë i njohur është se kjo ka ndodhur në të vërtetë. Violinisti britanik Wallace Hartley ishte udhëheqësi e tetë muzikantëve që kishin për detyrë të zbavisnin pasagjerët në anijen luksoze, por që përfunduan duke luajtur muzikë për t’i mbajtur njerëzit të qetë derisa anija shkoi nën ujë.
Hartley u mbyt bashkë me Titanic më 15 prill 1912 dhe trupi i tij u gjet dy javë më vonë, së bashku me violinën e tij të varur në qafë. Pas gjetjes së kufomës së violinistit, instrumentin e tij e mori e fejuara e Hartley, në Angli, Maria Robinson.
Pasi u vërtetua origjinaliteti i instrumentit, violina u shit tek një blerës i paidentifikuar më 19 tetor 2013. Çmimi fillestar i violinës u vendos në 65,000 dollarë, por ofertat tejkaluan çdo pritshmëri, duke u shitur për 1,7 milion dollarë .
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu