Aktualitet
U pajtuaaaan…
Arrihet marrëveshja/ Rama e Basha pranojnë paketën “McAllister”
Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së dhe opozitës, Lulzim Basha, kanë arritur më në fund të gjejnë ‘gjuhën e përbashkët’ duke zgjedhur që të dy paketën “McAllister” për zgjedhjet.
Pas një takimi të gjatë ‘kokë më kokë’ me njëri-tjetrin që prej orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, dy liderët kryesorë të qeverisë dhe opozitës, Rama e Basha, kanë mundur të nxjerrin ‘tymin e bardhë’ nga ‘oxhaku’ i Kryesisë së Kuvendit.
Sapo kanë dalë nga takimi rreth orës 01:16, Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur për gazetarët se ka një marrëveshje me Ramën.
“Kemi një marrëveshje bazuar në paketën ‘McAllister+’ dhe me ndërmjetësinë e zyrtarëve amerikanëve”,- deklaroi Basha.
Basha u shpreh se, marrëveshja do të bëhet e detajuar dhe e qartë në 24 orët e ardhshme.
Edhe Rama është shprehur se, nuk ka se çfarë të shtojë më shumë duke u larguar nga takimi me një shtrëngim dore miqësor me kundërshtarin e tij politik.
Pas takimit gjithëpërfshirës, në sallën “Pjetër Arbnori” në Kryesinë e Kuvendit është zhvilluar takimi mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.
Takimi ka nisur pas tryezës së kryetarëve të partive, rreth orës 22:00 në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.
Rama dhe Basha u takuan ‘kokë më kokë’ kur mbeten edhe pak orë nga skadimi i afatit të fundit që kreu i qeverisë i vendosi opozitës për të hyrë në zgjedhje.
Kërkesa ka ardhur në takimin mes kryetarëve të partive, të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, ku të pranishëm ishin Rama dhe Basha.
Aleatët ishin ata që dhanë shenjat e para të marrëveshjesh. Shpëtim Idrizi e ka quajtur një bisedë racionale, duke lënë të kuptohet që po shkohet drejt një marrëveshjeje.
Por edhe krerët e partive të tjera që folën më herët lanë të kuptohet e njëjta gjë.
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/1408214555926496/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu