Shqiptari merr çmimin e parë për skulpturë në Teheran
Artisti shqiptar, Genti Tavanxhiu, ka marrë çmimin e parë në edicionin e tetë të Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës në Teheran për skulpturën e tij 2.8 metra të lartë të quajtur “Fragile”.
Artisti i njohur shqiptar e ka realizuar këtë vepër në oborrin e Kullës Milad në kryeqytetin iranian gjatë kohës sa u mbajt simpoziumi. Puna me veprën ka nisur më 21 prill dhe ka përfunduar më 14 maj.
Çmimin e dytë e ka marrë artisti Mostafa Mohseni nga Irani ndërsa çmimi i tretë është ndarë mes dy artistëve, Francesca Bernardinin nga Italia dhe Tatsumi Sakai nga Japonia. Dy artistët Ana Maria Negara nga Rumania dhe Umit Turgay Durgun nga Turqia kanë marrë një certifikatë nderi gjatë ceremonies së çmimeve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu