130 fëmijë kanë kryer vetëvrasje për një videolojë
“Blue Whale”, (Balena Blu) është loja që ka çuar deri më tani në vetëvrasjen e 130 adoleshentëve.
Loja në fakt i fton pjesëmarrësit që të përballen me disa prova, siç është shikimi i filmave horror për gjatë gjithë ditës, të vizatosh një balenë blu në trup me thikë, të zgjohesh në orën 04:20 të mëngjesit. Turneu përmbyllet në ditën e 50 me provokimin e fundit: gjej ndërtesën më të lartë dhe hidhu.
Ftesa që t’i marrësh jetën dikujt është shumë e qartë. Pjesa më e madhe e të rinjve që kanë rënë në kurth, shpesh kanë postuar një mesazh në rrjetet sociale përpara se të kryejnë aktin dramatik.
Dy rastet e fundit të vetëvrasjes datojnë javën e kaluar. Bëhet fjalë për Yulia Konstantinova 15 vjeçe dhe Veronika Volkova, 16 vjeçe, të gjetura të vdekura në një pallat. “Siberian Times”, raporton se Yulia, pasi kishte publikuar foton e një balene blu, ka shkuar “Fund”. Mikesha e saj, pas një sërë mendimesh pikëlluese ka shkruar “Kuptimi ka humbur… Fund”.
Një djalë 21 vjeç, Budeikin Phillip, akuzohet se është ideatori i lojës së vetëvrasjes. Ai është kapur nga policia dhe ndodhet në burg.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu