Nëse ndonjëherë nuk jeni ndjerë mirë apo keni qenë tejet të stresuar, me siguri dikush i afërm ju ka thënë të mendoni pozitivisht. Kjo mund t’ju duket si këshillë tejet e thjeshtë, por shkenca ka zbuluar se faktikisht mendimet pozitive ndikojnë në largimin e stresit.
Sipas studimit të fundit nga Universiteti Rutgers, të menduarit për kujtime pozitive mund të ndikojë në heqjen e stresit. Për këtë konkludim, i cili është publikuar në Nature Human Behavior, hulumtuesit kanë kryer eksperimente të ndryshme me 13 vullnetarë.
Sipas ekspertëve, ata të cilët kishin menduar kujtime të lumtura gjatë periudhave nën stres kishin pasur rritje të aktivitetit në regjionet e trurit të cilat ndërlidhen me rregullimin emocional dhe kontrollin kognitiv.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu