Mercedes feston 20 vite nga lançimi i SUV-it të saj të parë ML
Kanë kaluar ekzaktësisht 20 vite nga prezantimi i SUV-it të parë Mercedes, modeli W 163, i pagëzuar me emrin tregtar që njihet nga të gjithë si Classe M që ndryshe njihet edhe me emërtimin ML. Ky model zgjeronte veprimin e shtëpisë gjermane në një segment që ishte duke u krijuar në atë kohë. Madje sektori i “Sport Utility Vehicles” (SUV) do të diversifikohet edhe më shumë me shfaqjen e Classe G, një fuoristradë e vërtetë me variante edhe ushtarake edhe profesionale.
Gjenerata e tretë e SUV-it Classe M mbërriti në vitin 2011 duke u shndërruar në vjeshtën e 2015 në modelin GLE. Në fund të vitit të kaluar të gjitha SUV-ët e segmentit të lartë GLE dhe GLE Coupé dhe të luksit GLS ka arritur vetëm në SHBA më shumë se 2,4 milionë automjete.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu