Sipas studimeve të fundit, në momentin që një njeri është i inatosur, do të prodhojë më tepër substanca që kanë lidhje me stresin si kortizoli dhe adrenalina. Nëse një fëmijë është në një gjendje të acaruar dhe ju i bërtisni, nuk bëni asgjë tjetër përveçse rrisni edhe më shumë sasinë e këtyre substancave duke përkeqësuar situatën.
Nëse fëmija është duke bërë diçka të gabuar në vend që t’i bërtisni “mjaft”, provoni t’i thoni në mënyrë direkte, të qartë, të prerë dhe të qetë “të thashë mjaft”,pra pa ngritur zërin. Mesazhi perceptohet nga fëmija me më shumë efikasitet sepse ai e kupton që ju jeni të sigurtë në atë që jeni duke thënë dhe nuk keni nevojë të ngrini zërin për t’ia komunikuar. Në këtë moment, substancat e inatit, zëvendësohen nga oksitocina, hormoni që sjell qetësi.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu