VIDEO/ Salvador Sobral i Portugalisë fitues i Eurovisionit
Ka përfunduar edicioni i 62-të i Eurovisionit që është mbajtur në Kiev të Ukrainës.
Në një garë të fortë ndërmjet Italisë dhe Portugalisë, fitues doli këngëtari portugez Salvador Sobral, që i sjell vendit të tij për herë të parë këtë sukses
Me një interpretim të jashtëzakonshëm të këngës “Amar Pelos Dios”, Sobral mori në total 758 pikë.
Portugalia, që fitoi pas 53 vjetësh, la prapa Bullgarinë dhe Moldavinë.
Gjatë marrjes së shpërblimit nga fituesja e vitit të kaluar Jamala, Sobral u shpreh se, “Muzika nuk është fishekzjarre, muzika është ndjenjë”.
Kosova, siç dihet, ende nuk garon në këtë garë të rëndësishme muzikore, por aty mori pjesë Shqipëria, që nuk arriti të kualifikohej në finale.
Shqipërinë në këtë edicion e përfaqësoi Linda Halimi me këngën “World”. Suksesin më të madh ndonjëherë, Shqipëria e kishte arritur me këngëtaren nga Kosova, Rona Nishliu, që me këngën e saj “Suus” ishte renditur e pesta.
Kujtojmë se me edicionin e 62 Eurovioni ka hyrë edhe në “Guinness World Records” për jetëgjatësinë e garës muzikore televizive. Së pari Eurovisioni ishte mbajtur më 1956 me vetëm shatë vende. Më së shumti këtë garë e ka fituar Irlanda, shtatë herë, e ndjekur nga Suedia.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu