Isa Mustafa nuk kandidon më për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 27- vjetorin e themelimit të Degës në Istog. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se ai mund të mos jetë i nominuari i këtij subjekti politik në zgjedhjet e reja.
“Në bisedën me bashkëpunëtorët e ngushtë kemi vendosur që në mandatin e ardhshëm të kemi një kryeministër tjetër, sepse ne duhet të hapim rrugë në LDK për emra të rinj” – iu ka thënë Mustafa gazetarëve.
Mustafa nuk ka dhënë emra, se kush mund të kandidojë në garën për kreun e qeverisë. Ai ka thënë se do të ulet me strukturat e partisë për të vendosur se cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës nga LDK-ja.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu