Nga një media australiane mësohen fakte të rralla mbi luftëtarë shqiptarë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore në anën tjetër të rruzullit tokësor. Ata luftuan dhe u dekoruan duke dhënë kontributin e tyre kundër agresoreve japonezë.
Informacioni tregon se shqiptarët kanë luftuar në njësi të ndryshme dhe zona të ndryshme, duke filluar nga zonat operative përreth kontinentit australian deri në Papua në Guinenë e Re. Sipas portalit australian Museumviktoria, një pjesë e shqiptarëve, sapo morën vesh në Australi, për shpërthimin e mundshëm të luftës në kontinentin Europian, janë kthyer në shtëpitë e tyre për të marrë gratë dhe fëmijët që banonin atje.
Përfundimi i luftës solli vendosjen e një regjimi stalinist dogmatik dhe izolacionist në Shqipëri. Për emigrantët shqiptarë u kufizua komunikimi me familjen dhe njerëzit e afërt në atdhe. Ata që u kthyen në Shqipëri në vitet fill dhe pas luftës, ranë në kurth, pa qenë në gjendje të ktheheshin më në Australi.
U cënua gjithashtu tradita e martesave me partnerë nga Shqipëria. Një numër i vogël i atyre që u kthyen në Shqipëri, u përpoqën të arratiseshin, por shumë pak veta ia dolën. Shumë familje pësuan ndëshkime dhe vështirësi të tmerrshme në Shqipëri në përpjekjet për t’u arratisur apo thjesht për shkak të lidhjeve të tyre me botën perëndimore.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu