Artan Fuga u bashkohet atyre që kanë kritikuar Kullën e Korçës, si një objekt që s’ka asnjë vlerë urbane apo ndonjë funksion.
Në një postim në Facebook, ai e pagëzon atë me emrin Monumenti i Kotësisë Urbane, pasi nuk kuptohet për çfarë shërben.
STATUSI I PLOTË
Kulla duke u laguar në shi dhe nga shatërvanat nga poshtë, lagie nga lart dhe nga poshtë.
Desha të hyja, por ishte e pamundur sepse nuk kishte frymë jete brenda saj. Nuk e di për cfarë shërben!
Nejse ! Nuk më duhet e intereson shumë. Rëndësi ka që mbi katedralen, mbi Themistokliun, mbi Muzeun mesjetar, mbi catite e shtëpive, mbi mësonjëtoren, qendron Monumenti i Kotësisë Urbane.
MKU
E kishte këtë haraç Korça për ta paguar!
Rëndësi që e keqja nuk ka përparuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu