Kryesore
Jam kundër importit të këngëtarëve nga Kosova për Eurovision
Skualifikimi i Shqipërisë nga gara europiane e këngës, për tekstshkruesin Agim Doçi, lidhet drejtpërsëdrejti me importin e këngëtarëve të përzgjedhur për të shkuar në këtë garë.
Pjesëmarrës dy herë në Eurovision, si autor i këngës së Anjeza Shahinit e Kejsi Tolës, Doçi thotë se interpretimi i mrekullueshëm i Linda Halimit nuk ka mjaftuar për ta çuar Shqipërinë në finale.
“Nuk u skualifikua Linda Halimi. U skualifikua Shqipëria dhe kjo na dhemb të gjithëve. E ndoqa Eurovisionin me shumë interes dhe me ato që quhen “ethe” artistike, por pasi pashë të gjitha vendet konkurruese, vura re se ato që hynë në dhjetëshe për të shkuar në finale, ishin këngë më të bukura sesa ajo e kompozitorit Qafoku. Nuk më pëlqen një fakt: importi i këngëtarëve që shkojnë në këtë garë. Ne kemi këngëtarë të mrekullueshëm këtu, që mund ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë”- thotë poeti Doçi.
Një faktor tjetër në disfavor të Shqipërisë, duket të ketë qenë edhe mënyra e konkurrimit, e cila parashikon që vetëm shqiptarët që jetojnë në vendet konkurrente të natës së parë, mund të votonin për Shqipërinë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu