‘Migrimi’ masiv i të rinjve shqiptarë nga stolat e parqeve drejt karrigeve
të kafeneve i ka lënë të parat në një hije trishtimi dhe skamjeje, të
frekuentuara kryesisht nga të moshuarit.
Në kontrast me vendet europiane, ku parqet janë vendi në të cilin të rinjtë
kalojnë më së shumti kohën, përmes këtij fotoreportazh, fotografja Loreta
Cuka i pasqyron stolat në Shqipëri si ‘frone’ të vetmisë për të moshuarit
dhe të pastrehët që kalojnë në to disa orë të ditës ose natës.
Shqipëria renditet e dyta në botë për numrin e kafeneve në raport me
popullsinë, pavarësisht se të ardhurat për banor nga më të ulëtat në
Europë. Me 2.8 milionë banorë, për 100.000 shtetas në Shqipëri ka 473
kafene.
Vendi i parë në botë për kafenetë në raport me popullatën është Spanja me
587 kafene për 100.000 banorë megjithëse Spanja ka një popullsi që arrin në
46 milionë banorë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu