Është zyrtarizuar “Dita e Nënë Terezës” në Kuvendin dhe Senatin e Shtetit në New York.
Ky ligj është propozuar nga asamblisti shqiptar Mark Gjonaj dhe organizata “Albanian Roots – Rrënjët Shqiptare” dhe është sponsorizuar nga Senatori Marty Golden.
Princi Leka II dhe Princesha Elia Zaharia Zogu kanë marrë pjesë në Senatin dhe Asamblenë e shtetit të New York-ut në mbështetje të ligjit #S575, i cili 4 shtatorin e shpall si Dita e Nënë Terezës në New York.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu