1. Hapni internetin dhe në krye shkruani “gmail.com”.
2. Pasi të keni hapur faqen e gmail-it shkoni tek “Create an account”.
3. Kjo do tju çoj në faqen “Create your Google Account”.
4. Shkruani Emrin dhe Mbiemrin tuaj tek “Name”.
5. Në kutinë “Choose your username” shkruani adresën si do dëshironi ta keni (zakonisht emërmbiemër).
6. Tek “Create a password” shkruani fjalëkalimin e dëshiruar.
• Mos e harroni fjalëkalimin. Mbajeni shënim në një letër ose përdorni fjalë të cilat do ti mbani mend lehtë.
7. Në kutinë “Confirm your password” shkruani përsëri fjalëkalimin.
• Kjo bëhet për arsye sigurie.
8. Në kutinë “Birthday” shkruani ditëlindjen në formatin muaji/dita/viti.
9. Tek “Gender” zgjidhni gjininë tuaj Femër ose Mashkull.
10. Në kutinë “Mobile Phone” shkruani numrin tuaj të celularit.
• Shkruani gjithmon numrin e saktë pasi kompania e gmailit ju dërgon më pas një sms për verifikim.
11. “Your current email address”, kjo kuti mund të lihet bosh nëse nuk keni adresë tjetër emaili.
12. Më poshtë do të shihni një kuti “Prove you are not a robot”. Lexoni numrat që janë të shfaqura në foto dhe shkruajini në kutinë “type the text”.
13. Tek “Location” zgjidhni Albania (Shqipëri).
14. Klikoni kutinë e vogël tek “I agree to the google Terms of Services and Privacy Policy”.
15. Klikoni “Next Step”.
16. Kjo do tju çoj tek faqja “Create your public Google+ profile”.
• Ju mund të zgjidhni nëse doni të hapni dhe një profil në google plus sipas dëshirës tuaj. Në rastin tonë ne do të klikojmë “No thanks”.
17. Do tju shfaqet një dritare “Welcome (emri juaj)” adresa juaj është krijuar me sukses. Klikoni tek “Continue to gmail”, kjo do tju çoj në adresën tuaj të emailit.
18. Llogaria juaj e gmailit u hap me sukses.
19 Për të hapur përsëri llogarinë e e-mailit, hapeni përsëri faqen “gmail.com” dhe shkruani adresën, fjalëkalimin dhe klikoni “sign in”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu