Kryesore
Kush është lideri më i paguar në botë? Po më pak i paguari?
Kush është lideri më i paguar në botë?
63 vjeçari Lee Hsien Loong, kryeministër i Singaporit prej vitit 2004, ka një rrogë vjetore prej 1,7 milionë dollarësh! Për shumëkënd një shifër e ekzagjeruar.
Por qyteti-shtet i njohur aziatik është njëkohësisht vendi më i shtrenjtë në botë sipas raportit të 2015-s të Intelligence Unit të revistës Economist mbi kostot e hetesës.
Tre vite më parë Lee Hsien Loong ra dakord ta shkurtojë rrogën e tij me 36 përqind pas protestave të opozitës. Përpara 2012-s kishte një rrogë vjetore 2,7 milionë dollarë.
Në vendin e dytë për liderët më të paguar është presidenti amerikan Obama me pagë vjetore 371 mijë euro, pas tij vjen kryeministri kanadez Stephen Harper me 241 mijë euro dhe pas tij kancelarja gjermane Merkel me 216 mijë euro në vit.
Një nga liderat më pak të paguar në botë është ai i Kinës që fiton vetëm 20.590 euro në vit pra as 2 mijë euro në muaj madje edhe këtë shifër e merr pas një rritje të rrogës 62% që ndodhi në fillim të vitit 2015.
Megjithëse është ekonomia e dytë në botë Xi Jinping e ka rrogën më të ulët se Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë dhe paguhet thuajse sa një deputet shqiptar bashkë me dietat / DITA
Renditja
Lee Hsien Loong – Singapori (1,6 milion euro)
Barack Obama – SHBA (371 mijë euro)
Stephen Harper – Kanada (241 mijë euro)
Angela Merkel – Gjermani (216 mijë euro)
Jacob Zuma – Afrika e Jugut (207 mijë euro)
David Cameron – Mbretëria e Bashkuar (201 mijë euro)
Shinzo Abe – Japoni (188 mijë euro)
Francois Hollande – Francë (182 mijë euro)
Vladimir Putin – Rusi (127,2 mijë euro)
Matteo Renzi – Itali (114 mijë euro)
Dilma Rousseff – Brazil (111 mijë euro)
Narendra Modi – India (28.000 dollarë)
Xi Jinping – Kina (20.590 dollarë)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu