Roberto Karlos tregon se si shënoi golin ndaj Francës në 1997
Ish-ylli i Brazilit, Roberto Karlos ka befasuar me komentin që i ka bërë një ndër golave më spektakolarë në historinë e futbollit botëror siç është ai i shënuar në ndeshjen miqësore të Brazilit ndaj Francës në vitin 1997.
Roberto Karlos deklaroi se as nuk e ka patur idenë se si topi shkoi në portë në atë mënyrë dhe mori një trajektore të çuditshme.
“Unë në stërvitje provoja shumë goditje dënimi, por atë ditë u befasova edhe vetë për mënyrën se si shkoi topi në portën e Bartez. As nuk e kam idenë se si shkoi në atë mënyrë. Thjesht godita dhe shkoi në rrjetë”, tha ish mbrojtësi i kombëtares së Brazilit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu