Natyrisht, jo të gjitha taksitë në botë janë të verdha, p.sh taksitë që janë emblematike për qytetin e Londrës janë të zinj. Por, megjithatë ngjyra ikonike e taksive është e verdha dhe në pjesën më të madhe të botës, ajo është predominante në këtë sektor të transportit. A e keni pyetur ndonjëherë veten pse taksitë kanë pikërisht këtë ngjyrë?
Kjo ndodh për shkak së në qytetin e famshëm amerikan të New-Yorkut në fillim të viteve 60’ u vendos me rregull që kjo të ishte ngjyra e detyrueshme për çdo operator taksie. Ky vendim erdhi pasi pjesa më e madhe e taksive ishte e verdhë dhe njerëzit që nuk kishin taksi, nuk preferonin ngjyrën e verdhë për makinën e tyre private.
Besohet se taksistët e ditëve të para i kishin lyer mjetet e tyre me këtë ngjyrë për të mos marrë pozicionime politike. E verdha është ngjyra e qendrës politikisht dhe çdo ngjyrë tjetër (si e kuqja apo bluja), mund të shkaktonte pakënaqësi te një pjesë e publikut.
Për shkak se qyteti është ikonë holluvidiane dhe shumë nga filmat me influencën më të madhe në perëndim janë xhiruar atje, u bë kulturë e përgjithshme që të adaptohej ngjyra e verdhë për taksitë.
Edhe në vendin tonë në vitet e para të tranzicionit taksitë, ishin përgjithësisht të gjelbra dhe jo të verdha, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar sidomos në kryeqytet. Edhe në këtë pikë Shqipëria po bëhet gjithnjë dhe më tepër e globalizuar dhe uniform me konvencionet globale.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu