Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko tha se nëse kriza politike vijon më tej, do të ketë ndikim negativ tek investimet në ekonomi dhe tek besimi i investitorëve.
“Nga monitorimi i deritanishëm është parë që kriza nuk ka pasur ndikim tek treguesit makroekonomik të tremujorit të parë të vitit 2017. Nuk janë vërejtur devijime nga parashikimet, por nëse kriza zgjat, ndikimet janë të paevitueshme”- tha Guvernatori pas një raportimi që bëri në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Sejko raportoi në Komisionin Parlamentar, se viti 2016 u karakterizua nga zhvillime ekonomike pozitive dhe nga përmirësime në disa nga balancat kryesore makroekonomike. Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), ekonomia shqiptare u rrit me 3.5% gjatë vitit 2016, në përshpejtim krahasuar me normën 2.6% të rritjes së shënuar në vitin 2015.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu