Për herë të parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë rafting në Kanionet e Osumit në Skrapar me Albania Rafting Group.
Pasi mori për rreth 30 minuta instruksionet nga guida profesionale e Federatës së Rafting, nisi zbritjen me gomone në lumë. Ai u befasua nga bukuria e rrallë e kanioneve 2 milionë vjeçare, shpateve të larta dhe plot gjelbërim, ujvarave ekzotike dhe vendeve mistike si Katedralja, Ishulli i Kanionit, Koka e Krokodilit, Ujavara e Artë etj.
“Kanionet e Osumit janë shumë të veçanta. Shumë shpesh më pyesin se cili është vendi më i preferuar në Shqipëri? Unë kam një vend të ri më të preferuar, faleminderit shumë për eksperiencën. Është një aventurë që mund ta kalojmë me fëmijët gjithashtu. Është shumë me emocion, shumë bukur”- u shpreh ambasadori.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu