
Anna Ahmatova
***
Ka ditë, disa ditë në pranverë,
Kur prehet nën dëborë një prerí,
Kur drurët zhapëllijnë nëpër erën
Që vaktësi na bie dhe bryllti,
Kur trupi nga papesha është i habitur,
Kur nuk e di shtëpinë tek e ke,
Kur këngën që dikur të qe mërzitur
Ti e këndon me mall si t’ish e re
Përktheu: Aurel Plasari
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu