Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga “Grand Valley State University” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka kryer studimet e larta.
Veliaj ka qenë i ftuari i nderit në ceremoninë e diplomimit të 3 mijë studentëve të “Grand Valley State University”, ku edhe mori titullin për kontributin e tij në shërbimet publike.
“Ju tashmë keni përmirësuar infrastrukturën e qytetit, keni ulur ndotjen e ajrit, keni përdorur teknologjinë për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët tuaj. Stili juaj energjik i lidershipit ka marrë një mbështeje të madhe nga qytetarët. Me autoritetin që më është dhënë nga bordi i drejtuesve, ju jap titullin “Doctor Honoris Causa në Shërbimet Publike”, me të gjitha të drejtat dhe privilegjet që gëzon. Urime!”- u shpreh Presidenti i Universitetit, Thomas J. Haas.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu