Në fjalimin e mbajtur në podiumin e sallës së Parlamentit, Meta pasi ka falenderuar të gjithë deputetët, përfshirë ata që votuan kundër dhe ata që munguan, ka premtuar se në detyrën e tij të re do t’i shërbejë demokracisë.
“Faleminderit të gjithëve që morën pjesë, të gjithë atyre që votuan pro, një falënderim të veçantë edhe për ata që votuan kundër. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë kolegët që mungojnë, pasi me mungesën e prezencës ata më nxitën të pranoj kandidimin.
Nuk kam përgatitur ndonjë fjalim. Mesa kam dëgjuar këshillat e zotit Dokle kam pasur sukses, kështu që po flas pa letër.
Çdo politikan është midis 2 raporteve pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur demokracinë në raport me pushtetin, sepse pushtet ka dhe në vendet jodemokratike. Kjo për një arsye të thjeshtë, kur u tha se unë kam Lindur në Çepan të Skraparit.
Çepani është një nga fshatrat më të thellë në Shqipëri. Kur isha student ëndrra më e madhe ishte të bëhesha pedagog”, deklaroi Presidenti i zgjedhur Ilir Meta.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu