Dhjetë efektet pozitive që sjell e qeshura në shëndet
Dëgjojmë shpesh tek thonë që e qeshura të zgjat jetën. Këtë e ka vërtetuar jo vetëm përvoja jetësore por edhe studimet, eksperimentet e anketat e ndryshme.
Të qeshim është mënyra më e mirë për të ndihmuar trupin tonë të funksionojë sa më mirë. Është një shprehje e fytyrës që shpreh ndjeshmëri, dashuri dhe argëtim. Me anë të buzëqeshjes përmirësojmë shëndetin, rrisim bukurinë dhe eliminojmë stresin.
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme.
Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.
Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë.
Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.
1- E qeshura është ngjitëse
Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. Për këtë është e këshillueshme që në ditët kur jeni paksa të mërzitur të mos shoqëroheni me njerëz pesimistë të cilët mund t’iu mërzisin më tepër.
2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm
Njerëzit e qeshur duken më të sigurt, dhe mbështeten më shumë nga të tjerët. Provoni të qeshni gjatë një mbledhje apo gjatë një takimi dhe njerëzit do të sillen me ju në mënyrë komplet ndryshe. Do të dukeni më të ëmbël dhe të afrueshëm.
3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës
Të gjithë ne tërhiqemi nga njerëzit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojmë përse ndihet kaq mirë. Pse të mos jemi dhe ne si ata, mbase kjo gjendje do të na bëjë të ndihemi më të qetë dhe ta kalojmë çdo situatë pa u tensionuar.
4- E qeshura ndryshon humorin tonë
Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë. Të qeshësh mund të bëjë që trupi juaj ta ndihmojë mendjen të ndihet më mirë. Vetëm kështu nuk do të lejoni që stresi të bëhet pjesë e ditës tuaj.
5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj
Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush.
6- E qeshura eliminon stresin
Një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket. Mundohuni ta mbani sa më larg stresin duke bërë të qeshurën pjesë të pandarë të jetës suaj.
7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat
Ilaç natyral kundër dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një drogë natyrale, sigurisht që ka vetëm efekte pozitive në shëndetin tuaj.
8- E qeshura forcon sistemin imunitar
Duke qeshur ndihmojmë sistemin imunitar të funksionojë më mirë. Rezultatet duken në një shëndet mendor e fizik të kënaqshëm.
9- E qeshura ul tensionin e gjakut
Gjatë qeshjes kemi një reduktim të matshëm të presionit të gjakut. Në qoftë se keni në shtëpi një matës tensioni bëni këtë eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonjë gjë për të qeshur. Më pas matni përsëri tensionin dhe do të habiteni. Rezultatet do të jenë të pëlqyeshme dhe nuk do të nguroni ta provoni sërish.
10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive
Provoni këtë test: qeshni dhe gjatë qeshjes mendoni ndonjë gjë negative pa pushuar së qeshuri. Është shumë e vështirë! Kur qeshim trupi ynë i transmeton mendjes mesazhin se “jeta është e bukur”. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzëqeshje. Bëjeni mesazhin “jeta është e bukur” moto të ditës suaj. Vetëm do kështu nuk do të keni probleme shëndetësore, pagjumësi, stres, dhimbje koke, etj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu