Deputeti i PS-së, Artan Gaçi ka njoftuar dorëheqjen e tij përmes një letre, ku bën me dije se nuk do të kërkojë kandidimin për një mandat të tretë ndërsa shpreh bindjen se PS-ja do e kalojë këtë moment krize .
“Për 8 vjet, me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, pata fatin të përfaqësoj në parlament qarkun e Tiranës. Një mandat në opozitë e një në maxhorancë, gjatë të cilëve shpresoj që duke dhënë maksimumin tim, të kem përmbushur sadopak besimin e dhënë. Për këtë mundësi, dua të falenderoj të parin, Kryetarin e PS, mikun tim Edi Rama, i cili ishte i pari që besoi tek unë dhe shumë të tjerë si unë, duke thyer shumë tabu, përfshirë atë të mospërfaqësimit të sipërmarrjes në PS e në parlament”- shkruan deputeti në letrën e tij.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu