Soela Myrtollari, kryetare e FRPD Korcë denoncon presionet e stafit akademik ndaj studentëve
Të nderuar miq! Si kryetare e FRPD Korcë, jam sot këtu për të denoncuar një akt të turpshëm dhe aspak demokratik: kushtëzimin e maturatëve dhe studentëve për pjesmarrie të detyrueshme në aktivitetin e djeshëm të zotit Rama në qytetin e Korçës. Askush nuk ka të drejtë të detyrojë apo kërcënojë nxënës apo studentë të jenë pjesë e farsave dhe mbledhjeve partiake, aq me pak në mbledhjen e kryeministrit të vendit. Nga informacionet që kemi, një pjesë e mirë e stafeve akademike, kanë ushtruar presione ndaj nxënësve që nuk pranuan të shkonin në aktivitetin në fjalë. Për më tepër, nëpër gjimnaze janë lejuar hyrje të militantëve të majtë të cilët premtonin fshirjen e mungesave dhe zerimin e tyre për çdo maturant që pranonte të ishte në listen e pjesmarrësve. Paturpësia e këtyre militantëve arrinte majën në momentin kur premtohej ndihmë në provimet e maturës për të gjithë nxënësit që do ishin prezentë në takim. Përsa i përket bllokimit të rrugës nacionale Korçë-Ersekë, ato që nuk dijnë nga ngrysen apo gdhihen, nuk mund të dijnë se kush është autori i atij akti. Si të rinj të Partisë Demokratike, Dega Korçë distancohemi nga çdo përgjegjësi dhe inkuraojne organet kompentente për kapjen e autorëve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu