Kreu i KMSH-së Skender Bruçaj: Feja të mos përdoret për qëllime politike (VIDEO)
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, gjatë një tubimi me rastin e 25 vjetorit të rithemelimit të Medresesë Shkodër “H. Sheh Shamia”, zhvilluar në Shkodër me dt. 24 prill 2017, i ka bërë thirrje të gjithë atyre që e përdorin fenë për qëllime politike, që të mos përdoret politikisht për interesa të tjera, përveç se për qëllimin e lartë për t’u afruar me Zotin.
“Filozofia e medreseve qëndron në edukimin e individit modern, që pason shembullin e moralit të lartë të Profetit Muhamed (s.a.s.), një shembull që rri larg ndaj të përdorimit të fesë për çështje politike, ekonomike, e për çdo gjë tjetër. Me e përdor fenë vetëm me qëllimin e lartë për t’u afruar me Zotin dhe pret vetëm të shpërblehet nga Zoti”, ka thënë ndër të tjera kreu i KMSH-së.
Kjo deklaratë e fortë e kreut të KMSH-së z. Bruçaj, vjen për shumë arsye, e para duke qenë se jemi në prag zgjedhjesh politika, si gjithmonë do ta përdorë fenë për qëllime votash, ku shihen drejtues të lartë politikë tek hyjnë në objekte kulti, kisha dhe xhami, si dhe deklaratat politike të disa myftive dhe imamëve. Ndërsa arsyeja e dytë dhe kryesore, duket se është ndërhyrja e Turqisë nëpërmjet ambasadës së vet dhe organizatave të tjera qeveritare turke, të cilat kohët e fundit kanë shtuar interesin për ekspansion në çështjet e fesë islame dhe KMSH-së në Shqipëri, duke sjellur shqetësim, jo vetëm për komunitetin më të madh fetar në vend, por edhe për shtetin shqiptar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu