Tom Sietsema i cili punon si kritik i ushqimeve në “Washington Post” që nga vitit 2000 ka shkruar një kritikë pozitive për kryekuzhinierin shqiptar Rene Rexhepi i cili ka hapur restorant përkohësisht në Meksikë.
“Të vendosësh një restorant në xhungël ishte një nga sfidat tona më të mëdha”, thotë James Spreadbury, i cili ka veshur shorce sportive prapa përparëses së tij.
Restoranti “Noma” i cili ka fituar që katër vite çmimin “Restoranti më i mirë në botë”, është mbyllur për herë të dytë në histori të vet. Herën e parë ai ishte mbyllur në vitin 2015 ku ekipi kishte fluturuar për në Tokyo dhe kishte hapur një restorant të përkohshëm kurse tani ata kanë hapur një të tillë në Meksikë i cili do të punojë nga 12 prill deri më 28 maj, përcjellë KultPlus.
Kurse ajo që e vërteton reputacionin e “Nomasë” dhe shefit të saj Rene Rexhepi është fakti që të gjitha biletat që kishin çmim 600 dollarë për një darkë për një person jo çuditërisht janë shitur.
Hapja për pak nuk ka qenë duke ndodhur për shkak të shqetësimit të stafit për akomodim të tyre dhe të familjes së tyre por edhe për shkak të vendimeve politike që ka marrë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Meksikën. Mirëpo Rene Rexhepi ka udhëtuar 25 herë në Meksikë kurse tani po e shfrytëzon edhe përvojën dhe përbërësit vendorë për ushqimet e tij.
Çmimi prej 600 dollarë për ushqim nuk i lë mbresa kryekuzhinierit i cili beson që stafi it tij duhet të ketë paga të mjaftueshme për të pasur një jetë të mirë dhe se ka bashkëpunuar më një organizatë joqeveritare -Traspatio Maya që të ketë përbërës vendorë si misër, larva apo bletë të egra. Madje punëtorët vendorë të cilët punojnë së bashku me të bëjnë breshka për ushqim të cilat servohen vetëm në fund të ushqimit. “Ndërgjegjja ime është e pastër”, thotë Rexhepi, i cili gjithashtu ka krijuar një fond bursash për studentët meksikanë të kuzhinës, shkruan KultPlus.
Kudo në botë që gatuan, Rexhepi i thotë stafit të tij “Ne duhet të jemi ushqimi i dekadës për njerëzit”, përfundon artikulli në Washington Post.
/opinion.al/
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu