Jeta e Madonna-s, mbretëreshës së pop-it, do të ritregohet përmes një filmi. “Universal” ka përzgjedhur skenarin e shkruar nga Elyse Hollander, në të cilin përshkruhet karriera dhe jeta e këngëtares kur ishte e re. “Blonde Ambition” do të tregojë vuajtjet e Madonna-s në vitet ‘80 kur ajo përpiqej të publikonte albumin e saj debutues.
Duke filluar me zhvendosjen e saj nga Michigan në New York, filmi do përshkruajë rrugëtimin e këngëtares drejt famës në një industri muzikore të dominuar nga meshkujt. Filmi do të përmbajë edhe disa pjesë nga jeta e saj private. Deri tani ende nuk ka ndonjë njoftim se kush do ta luajë rolin e yllit të muzikës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu