Shtëpia ku lindi diktatori nazist Adolf Hitler në Austri do të shembet, me qëllim zhdukjen e rrënjëve neonaziste. Në vend të saj do të ndërtohet një shtëpi e re që nuk ka të bëjë me nazizmin.
Lajmi është komunikuar nga qeveria austriake, e cila ka patur një luftë të vazhdueshme me pronarin aktual të pronës. Ministri i Brendshëm i Austrisë ka deklaruar se, shtëpia do të shkatërrohet dhe mbi ato themele do ndërtohet një shtëpi komplet e re.
Qeveria shpreson se do t’i japë fund një kapitulli të vështirë lidhur me shtëpinë ku Adolf Hitler ka lindur më 20 prill 1889.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu