Në këtë kohë kur vajzat e njohura kanë filluar të nxjerrin nga arkivat fotot e maturës, me grimin e parë e fustanin e mbrëmjes, ne po ju sjellim një foto arkivi të një vajze të bukur me uniformën e kolegjit turk. Është e njëjta vajzë që për herë të parë na u shfaq duke kërcyer si velinë e Fiks Fare dhe quhej Xhemi Shehu.
Por para se të ndiqe ëndrrën e saj televizive, Xhemi ndoqi njëherë atë të prindërve. Ndoqi katër vitet e gjimnazit, në kolegjin turk, veshur me fund të gjatë e uniformë, të cilën e mbajti për gjatë gjithë kohës së shkollës së mesme, për të ndjekur më pas një drejtim krejt tjetër, në ekran e në skenë, siç ishte dëshira e saj më e madhe.
Dhe sa mirë që vendosi kështu, se ndryshe do kishim një prezantuese të bukur më pak. Ka ndryshuar shumë nga koha e vajzës adoleshente, me kapele, e pelerinë. Ama tiparet janë po ato dhe nuk është aspak e vështirë të dallosh se është fytyra e Xhemit. Një provë më shumë e një bukurie 100 për qind natyrale./Tiranapost
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu