Kohët e fundit në këtë krizë politike që po kalon Shqipëria, na ka ndodhur t’i dëgjojmë shpesh krerët e partive kryesore në vend teksa përmendin Zotin, gjatë fjalimeve të tyre.
Mirëpo sot ndodhi diçka që s’na bie ta dëgjojmë apo ta shohim përditë. Të dy krerët kryesorë, Basha i opozitës dhe Rama i mazhorancës, i janë lutur Zotit për njërin-tjetrin.
Fillimisht ishte Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale, teksa tregoi se një ambulancë dje ishte bllokuar për shkak të protestës, iu lut Zotit t’i falte demokratët më në krye Bashën sepse nuk e dinë ç’bëjnë.
Si për çudi edhe lutja që bëri Basha për Ramën nuk vonoi. Kreu i demokratëve, gjatë fjalimit të tij te çadra përpara zyrës së Ramës tha, “T’i lutemi Zotit për kundërshtarët tanë, vetëm përmes dialogut dhe përballjes do të fitojë populli”.
Pak orë përpara mbërritjes së negociatorëve të PPE, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijnë me draft marrëveshje dhe vetëm 4 ditë përpara se të skadojë afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë, Rama dhe Basha siç duket kërkojnë që ta gjejnë zgjidhjen te Zoti, të luten dhe të falen për njëri-tjetrin sepse secili në vetvete i ka punët në terezi
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu