Shtetet më të fuqishme të botës maten më fuqitë e tyre ushtarake. Ndërsa kjo e fundit matet me forcën ajrore që shteti zotëron. Këta shtete jo të gjitha zotërojnë forca ajrore, pasi kostoja e lartë që ato kanë është e papërballueshme.
Përsa i përket fuqisë, numrit të aeroplanëve ushtarakë, tekonologjisë dhe së fundi aeroplanmbajtësve SHBA zë vendin e parë dhe është shumë e vështirë ta konkurrosh.
Vetëm një aeroplanmbajtëse e SHBA-së, zotëron forcë më të madhe ajrore se 70 % e ushtrive të botës.
Këto aeroplanmbajtëse i mundësojnë SHBA-së të dominojnë përballë armikut. Ajo përbëhet nga 6000 persona, marinarë, pilotë dhe pjestarë të tjerë të stafit. Përsa i përket gjatësisë ajo është 333 metra, peshon 100 000 ton, ka një shpejtësi prej 56 km/orë dhe mban 80 aeroplanë në mbajtësen e saj.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu