Lidhu me ne

Aktualitet

Policia e (pu)shtetit padit opozitën  

Policia vijon të përdoret si vegël e pushtetit duke dalë me njoftime qesharake për korrektësinë e treguar prej saj në mbarëvajtjen e tubimeve të opozitës dhe devotshmërinë për të proceduar penalisht organizatorët e një proteste politike. Në një njoftim të saj policia jep dhe argumentat që sipas saj e detyrojnë të çojë për ndjekje penale deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike. Vlen të kujtojmë se për herë të parë këtë standard e ka ndjekur me opozitën kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Deklarata e Policisë:
Pretendimi i organizatorëve të kësaj veprimtarie të paligjshme, se ata thjesht e lajmërojnë Policinë dhe e bëjnë tubimin edhe aty ku kërcënohet siguria e qytetarëve apo pengohet seriozisht qarkullimi i njerëzve e mallrave, është i papranueshëm ligjërisht.
Protesta e sotme e opozitës, u organizua kryesisht nga deputetë dhe funksionarë të Partisë Demokratike në kundërshtim me ligjin nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, edhe pse u  lajmëruan me shkresë dhe publikisht nga autoritetet ligjore përkatëse. Përgjatë zhvillimit të tubimeve janë dokumentuar shkeljet e ligjit dhe përgjegjësitë e organizatorëve, konkretisht shkelje konform nenit 262 të Kodit Penal ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ si dhe  nenit 293 të Kodit Penal ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’. Për këtë arsye Policia po punon për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, këto veprime do t’u paraqiten Prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse për ndjekje penale. Në bazë e në zbatim të ligjit, strukturat e Policisë pas fiksimit dhe mbikqyrjes profesionale të protestave të paligjshme, kanë përpiluar materialet proceduriale, për organizatoret dhe shkelësit e ligjit dhe materialet do të referohen për fillimin e çështjes penale në Prokuroritë e rretheve gjyqësore, respektive, Tiranë, Kurbin, Elbasan e Lushnjë.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook