Aktualitet
Po i bëre Ramës pyetje me “nëse” të kujton hallën dhe xhaxhain.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu e ka pyetur Edi Ramën nëse ndodhemi përballë një krize kushtetuese.
“Mos u mërzisni, nuk ka asnjë problem. Ministrat vazhdojnë punën” – tha Rama.
Pyetjes nëse ka folur me Nishanin për dekretet Rama iu përgjigj:
“Nuk kam nevojë. Presidenti bisedon me Kushtetutën, Kushtetuta bisedon me Presidentin dhe pasi merren vesh bëhet dekretimi”.
TCH: Po nëse nuk merren vesh?
Kryeministri Rama: “Ju e dini që unë nuk flas asnjëherë me “nëse”. Kjo, sepse kemi atë frazën e bukur shqipe, që nuk ka nevojë t’iua kujtoj, sepse të gjithë e kanë parasysh tani”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu