Lidhu me ne

Temporal

Fitorja e Trampit po ndihmon Evropën  

Jordan Jorgji/Specialist i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Pedagog në Universitetin “Fan.S.Noli”
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë duket se ka përcaktuar presidentin e ardhshëm të këtij vendi, i cili me shumë mundësi është Emmanuel Macron. Duke qenë se Franca është dhe mbetet motori kryesor i kontinentin evropian dhe modelit të BE-së, këto zgjedhje kanë rëndësi të veçantë jo vetëm për të ardhmen e Bashkimit Evropian si strukturë metamoderne thuajse 70-vjeçare, por edhe për dinamikën ideologjike evropiane e globale.
Edhe pse kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen kishte mundësinë për të korrur suksesin elektoral në raundin e parë, ajo pati fatin e kandidatit të ekstremit të djathtë në Holandë Geert Wilders, si dhe të Austriakut Norbert Hofer. Emërtimi i përbashkët i rezultateve zgjedhore është qëndrimi i brishtë në këmbë i Europianizmit, përkundrejt Euroskepticizmit diskriminues.
Edhe pse zgjedhjet presidenciale në Austri u mbajtën relativisht afër në kohë me zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, fitorja e pro-evropianit Mark Rutte në Holandë në marsin e këtij viti ka një arsye më shumë të jetë ndikuar, midis të tjerash, nga presidenca e shumëpërfolur e Trampit në Amerikë. Ndërsa humbja në proçes e Le Pen-it në Francë thuajse vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Trampit për të realizuar në terren retorikën e tij parazgjedhore. Kjo ndodhi edhe pse Le Pen u ndihmua nga akti terrorist në Paris vetëm një ditë para fillimit të proçesit të votimit.
Presidenti Amerikan Donald Tramp duket se është rehatuar tashmë me poltronin e politikës globale amerikane, e cila i gjen rrënjët e saj qysh pas revolucionit të vitit 1917 në Rusi, kur superfuqia e atëhershme gjeopolitike evropiane filloi të synonte shtrirjen e saj globale ideologjiko-strategjike. Lufta e Ftohtë dhe sistemi bipolar ndërkombëtar i solli të dy superfuqitë përballë njëra-tjetrës, ndërsa rritja e fuqisë relative materiale e Rusisë së Putin shihet si kërcënim për prezencën hegjemoniste të Uashingtonit pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Retorika pro-putiniane e Trampit gjatë fushatës elektorale duket se nuk kishte si synim të vërtetë goditjen e traditës amerikane, por vazhdimin e saj me nota akoma më nacionaliste. Kthesa e menjëhershme e Uashingtonit gjatë krizës së Sirisë dhe tensioni në rritje në gadishullin Korean, i dhanë fund delirit të Putinizimit të Amerikës, ndërsa po rikthehet edhe një herë atmosfera e krizave globale të Luftës së Ftohtë. Interesat kombëtare mposhtën iniciativat – e reklamuara – individuale. Siç thoshte dhe Marksi “njerëzit bëjnë historinë, por jo siç duan ata…tradita e brezave të vdekur peshon si makth mbi mendjen e të gjallëve”.
Në një kontekst të ngjashëm, retorika e Le Pen për nxjerrjen e Francës nga Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mori nga opinioni publik peshën që pritej, pasi kjo flluske sapuni u ezaurua dhe u përtyp një herë nga SHBA. Gjithashtu, proçesi i daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja jo vetëm që nuk e përmbysi eksperimentin evropian, por nxiti lidershipin e vendeve anëtare të zotohen për hapa më të mëdha gjatë përvjetorit të Traktatit të Romës.
Tashmë Evropa duhet të përballet me Euroskepticizmin, jo përmes retorikës të llojit Tramp dhe Le Pen, por nëpërmjet investimit real në minimizimin e mungesës së demokracisë, rikthimin e zhvillimit ekonomik përmes kujdesit social dhe jo politikave të kursimit, përshtatjes normative dhe zgjeruese të BE-së me sfidat e reja, si dhe investimit evropian në dhënien fund të krizave në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, duke ndalur në këtë mënyrë rrymat e pafund të refugjatëve dhe imigrantëve. Dështimi i retorikës populiste po i fryn zjarrit në drejtim të balonës së përbashkët të BE-së.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix21 minuta më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix26 minuta më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix28 minuta më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix30 minuta më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar52 minuta më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook