Sa janë kokoshkat “të shëndetshme” varet nga mënyra që i përgatisni.
Në formën më të zakonshme, do të thotë kur përgatitja bëhet vetëm me nxehje – kokoshkat janë ushqim me kalori të pakta, të pasura me antioksidantë. Një enë e mbushur me kokoshka të tilla ka vetëm 93 kalori, një gram yndyrë dhe katër gram fibra.
Nga ana tjetër, kokoshkat e skuqura në vaj ose të lyera me gjalpë, siç shiten zakonisht në rrugë, në teatro apo supermarkete, janë më pak të shëndetshme dhe më kalorike, shkruan CNN.
Sipas hulumtimeve nga Qendra për Shkencë në interes publik (Center for Science in the Public Interest) në Washington, paketimi i mesëm i kokoshkave përmban 1200 kalori, 980 miligramë natrium dhe 60 gram yndyrë të ngopur, e cila është një sasi të mjaftueshme e yndyrës për tre ditë.
Edhe në qoftë se keni ngrënë vetëm një paketë të mesme të kokoshkave, përsëri keni futur në organizëm sasinë e yndyrës të mjaftueshme për një gjysmë dite.
Nëse blini kokoshka të gatshme në dyqan, kontrolloni informacionin mbi vlerat ushqyese, sepse në këto produkte ndryshon sasia e natriumit dhe sheqeri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu