Shqipëria shënoi ritmet më të larta të rritjes së çmimeve në rang europian edhe gjatë muajit mars. INSTAT publikoi indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin mars 2017, i cili ndryshe nga indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) mat ndryshimin e çmimeve për familjet shqiptare dhe të huajve në tregjet e pakicës. Ky indeks rezultoi 3.8 për Shqipërinë, niveli më i lartë në Europë sipas INSTAT.
INSTAT shpjegon se ky ndryshim, është ndikuar kryesisht nga rritja vjetore e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 8,5 %, pasuar nga grupet “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,4 %, “Transport” me 3,2 %, “Argëtim dhe kulturë” me 2,5 %, etj. Në muajin mars 2017, ndryshimi mujor i indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit është 0,6 %.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu