Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish për protestën e nesërme të opozitës, ku do të bllokohen rrugët për 1 orë në të gjithë Shqipërinë.
“Asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gjë nuk do të thyhet. Trafiku do të bllokohet për një orë, por trafiku i drogës, trafiku i krimit, trafiku i votave, trafiku i parave të pista të korrupsionit do të marrin fund një herë e mirë. Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve dhe ne jemi njerëz të kurajoz qytetarë”, shkroi Basha në facebook.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu