Lidhu me ne

Aktualitet

Ilaçet e pasigurta

Ilaçet e pasigurta

Nëse pyesni shqiptarët c’mendojnë per barnat, do t’ju thonë dy gjëra: e para që mungojnë sistematikisht në spitale (shpesh edhe në farmaci nuk gjendet më I njëjti bar me të cilin fillon kurën) dhe e dyta, që nuk janë të sigurta! Po pse ky perceptim?
Le të gjemë pse-të.
Në Shqipëri konsumojmë barna të importuara dhe barna të prodhuara në vend.
Importet, vijnë shumica, nga vende EU, pjesa tjetër, nga vendet e rajonit, Turqia dhe shumë pak, nga jashtë Europe.
Po si i kontrollon shteti ynë këto barna që importohen?
Nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Barnave, Laboratorit të saj. Po a është në gjendje një Laborator, sado modern dhe efikas, të kontrollojë cdo import, cdo lot, cdo kuti bari që hyn në Shqipëri? Sigurisht që jo. Dhe jo për mangësi të tij po sepse edhe jashtë, nuk funksionon kështu; është praktikisht e pamundur të analizohet cdo bar që importohet.
Atëhere të shohim si funksionon bota: ka mbi 20 vjet që në Europë, është unifikuar një sistem elektronik i kontrollit të barit, që nga prodhuesi, Agjencia e Barnave qe jep ok tregtimit te tij, shpërndarësi, farmacisti, mjeku e përfundon te pacienti. Quhet Sistem i Farmakovigjilencës së barit. Në rast problemesh të paparashikuara gjatë marrjes së barit nga pacienti, ky i fundit ose farmacisti i tij ose mjeku i familjes, raportojnë direkt elektronikisht por edhe me shkrim, pranë Qendrës Kombëtare te Farmakovigjilencës. Raportimi është serioz, professional, i argumentuar dhe i plotë. Cdo raportim përpunohet menjëherë, njoftohet kompania prodhuese dhe bari tërhiqet nga tregu (ose, merren masa të tjera).
Ku jemi ne?
Tek thashethemet me ose pa argumenta mbi cilësinë e barnave, tek mjekët që mbushin recetat akoma me barna të shtrenjta në kurriz të xhepit të pacientit, te barna që në Europë ose janë tërhequr ose janë pezulluar por që ne nuk kemi informacion.
Por më e keqja nuk është kjo.
Më e keqja është se sapo janë harxhuar një mal me lekë (dhe të tjera do të shpenzohen) për recetën elektronike…..por…. është “harruar” të futet sistemi i kontrollit të Farmakovigjilencës që ka bota.
Pra, është sikur të kemi inauguruar një superstradë … dhe të na duhet ta prishim më pas. (sepse nëse një ditë do të hyjmë në Europë, Farmakovigjilenca është e detyrueshme.)
Le të shohim tani sigurinë e barnave që prodhohen në vend:
Për të prodhuar barna, kompanitë kanë nevojë për një licencë që quhet GMP. Tashmë në rajon, prodhuesi më i madh maqedonas, ka GMP rumune, ai serb, GMP europiane….vetëm ne, Mali i Zi dhe Kosova, lejojmë prodhim  farmaceutik vendas me GMP  të lëshuar nga Ministria vendase.
Po a është në gjendje kjo Ministri të lëshojë licencë prodhimi farmaceutik?
Ministria jonë, ka një Komision për dhënien e licencës së prodhimit farmaceutik…..pa asnjë specialist/inspektor prodhimi, kur në botë, këtë punë e bëjnë inspektor Senior (pra me eksperiencë shumë vjecare vetëm  në prodhim farmaceutik.)
AIFA italiane (Agjencia e barnave italiane), është ofruar të trajnojë për ne inspektorë prodhimi që më 2009-ën nëpërmjet një marrëveshje bashkëpunimi….por mesa duket, ministrat tanë nuk e kanë parë të nevojshme.
E zëmë se në Shqipëri hynë apo u prodhuan barnat më të mira; Si shpërndahen ato?
Është e detyrueshme në botë që kush shpërndan barna, të firmosë një dokument që quhet GDP (Good Distribution Practice). Edhe tek ne, për të marrë licencë të shpërndarjes së barnave (licence për depo farmaceutike), nënshkruhet një vetëdeklarim që Drejtuesi Teknik njeh dhe zbaton GDP…….po cilën GDP???
Sepse asnjëherë nuk është hartuar një e tillë, megjithëse sipas Ligjit te Barnave të 2014-ës, duhej të ishte gati që në fund të atij viti si akt nënligjor. Megjithëse do të mjaftonte të përkthehej një GDP europiane.
Çështje prioritetesh.
Pra depot firmosin dicka të rremë ama janë të lira të transpostojnë barnat me skuter sic tashmë nuk transportohen më as picat. Sepse ska bazë ligjore ti kapi.
Po për sot, le të ngelemi te Cilësia e Barnave, për Mungesën e tyre, do të shkruaj shumë shpejt./Exit.al

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix2 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix2 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix2 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix2 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske2 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook