Finlanda synon të bëhet vendi i parë Europian që zhduk duhanpirjen dhe ka si qëllim ta bëjë këtë brenda 2030 duke prezantuar masa drastike për të nxitur duhanpirësit që t’i largohen këtij vesi. Finlanda ka qënë ndër vendet e para që ndaloi reklamimin e duhanit në 1970 dhe e ka zvogëluar përqindjen e duhanpirësve nga 60 % në më pak se 20%, përqindje e cila është nën mesataren për vendet e zhvilluara.
Tashmë autoritetet e shëndetit besojnë se ky zakon mund të zhduket plotësisht brenda 13 viteve. Finlanda ka ndërkohë një sërë masash legjislative kundër duhanpirësve dhe tregtisë së duhanit me qëllim bërjen e këtij biznesi më pak fitimprurës dhe zvogëlimin e numrit të vendeve ku lejohet pirja e duhanit. Në ndryshimet e fundit të bëra përfshihet edhe rritja e çmimit të licencës që lejon dyqanet të shesin duhan, në rreth 500€, ndryshim i cili do të ndikojë në rritjen akoma më tepër të çmimit të një pakete cigareje, që momentalisht është mesatarisht 6€ për paketë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu