Ndodh shpesh që kur sëmuresh të mos kesh dëshirë të hash apo të levizësh, gjithçka do të bësh është të flesh. Mendohet se kjo ndjenjë dobësie vjen si pasojë e harxhimit të energjisë nga organizmi për luftimin e infeksionit.
Megjithatë, një studim i ri tregon se e gjithë kjo ndodh për shkak të lëshimit të një substance kimike që prek aktivitetin e qelizave të sistemit nervor. Shkencëtarët në universitetin e Pensilvanisë studiuan sistemin e thjeshtë nervor të krimbave të rrumbullakët, parazitë që gjenden kryesisht në fytin e njeriut për të demostruar se si një qelizë e vetme mund të ndryshojë tërësisht përgjigjen e organizmit ndaj sëmundjes.
Kërkuesit zbuluan te paraziti një qelizë të quajtur Acidi Alpha-Lipoic (ALA), që lëshontë një sërë substancash kimike që dërgojnë sinjale në neuronet e trurit. Substanca kryesore kimike e çliruar, FLP-13 shkakton përgjumje duke ulur aktivitetin e qelizave të sistemit nervor që ndihmojnë mbajtjen zgjuar të organizmit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu