Prodhuesi i njohur i kufjeve Bose, i cili u akuzua ditët e fundit për përgjim të konsumatorëve përmes një aplikacioni, u shpreh se do të ngrejë padi në gjykatë. Në një qëndrim zyrtar, Bose i quajti akuzat si inflamatore dhe dezinformuese duke mohuar haptazi se aplikacioni Connect mbledh dhe shpërndan informacion të përdoruesve me palët të treta.
“Ne nuk përgjojmë bisedat tuaja, ne nuk shesim informacionit tuaj, ne nuk bëjmë asgjë për për t’ju ekspozuar”- shprehen përfaqësues të kompanisë.
Qëndrimi zyrtar i Bose lidhur me padinë u shfaq edhe në web-in e kompanisë me premtimin se do e çonte deri në fund padinë. “Asgjë nuk vlen më shumë për ne sesa besimi juaj”- shkruante më tej kompania.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu