Truri i shoferit e parashikon lëvizjen, duke e përgatitur kështu organizmin për shmangiet e trajektores dhe përshpejtimet, ndërkohë që pasagjeri reagon ndaj stimujve të jashtëm vetëm pasi kanë ndodhur, pa mundësinë për t’i parashikuar.
Fenomeni është demonstruar me një eksperiment të kryer në çifte vullnetarësh, të cilët mbanin helmeta që lëviznin në unison, por të kontrolluara vetëm nga një prej dy pjesëmarrësve. Marramendja ishte e rrallë në mesin e atyre që kishin aftësinë për të kontrolluar lëvizjet e kokës, ndërsa më e shpeshtë tek të tjerët.
Një rol themelor, megjithatë, e luan edhe mospërputhja e informacionit shqisor, sytë në fakt na thonë se jemi të ndaluar, por veshi i brendshëm ndjen lëvizjen.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu