Ka shumë diskutime në lidhje me gjërat që i bëjnë njerëzit të lumtur. Në fakt, në dy dekadat e fundit, është krijuar një fushë krejt e re për këtë pyetje. Kjo epokë e psikologjisë quhet “Psikologjia Politike”.
Ndërkohë që bota shkencore po zbulon faktorët e ndryshëm që përcaktojnë se sa i lumtur do të jeni, përgjatë historisë na është thënë prej filozofëve të mëdhenj dhe udhëheqësve fetarë, se çfarë duhet të shmangim, me qëllim që të jemi të lumtur.
Sulmet më të rrezikshëm ndaj lumturisë:
1. Krahasimi i vetes sonë me të tjerët
“Krahasimi është vdekja e gëzimit” Mark Twain
2. Të flisni për ëndrrat tuaja, në vend që të punoni për t’i bërë realitet
“Vetëkënaqësia shpesh e bën jetën të mjerë. Duhet të veprojmë më shumë, të mendojmë më pak, dhe të pushojmë së pari vetveten duke jetuar” – Nicolas de Chamfort
3. Të dëgjoni njerëzit që nuk kanë asgjë pozitive për të thënë.
“Një ankimtar është si një Vdekjengrënës sepse ka një thithje energjie negative” – Barbara Corcoran
4. Të fokusoheni tek lajmet
“Lajmi i keq është se vetëm njerëzit e këqinj bëjnë lajm, sepse ata janë më të zhurmshëm” – Javier Bardem
5. Të vendosni që dikush tjetër ka nevojë të ndryshojë
“Përse shihni copën e tallashit në syrin e vëllait tuaj, dhe nuk i kushtoni vëmendje ashklës në syrin tuaj?” – Jezu Krishti
6. Të mendoni që “lumturia” është një destinacion që mund ta arrini
“Gëzimi nuk ka të bëjë aspak me sendet materiale, apo me rrethanat e jashtme të njeriut. Një njeri që jeton në prehërin e luksit mund të jetë i zhytur në mjerim shpirtëror, dhe një njeri në thellësitë e varfërisë, mund të rrezatojë gëzim e lumturi” – Uilliam Barclay
7. Të harroni të thoni “faleminderit”
“Ne shpesh herë marrim si të mirëqena, gjërat që meritojnë më shumë mirënjohjen tonë” – Cynthia Ozick
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu