Lufta e Ftohtë është një term që tregon periudhën midis vitit 1945, kur qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar vendosën që, armiqësia e Bashkimit Sovjetik ndaj “perëndimit” ishte faktori themelor në çështjet ndërkombëtare dhe vitit 1991, kur fundi i BRSS-së, shënoi fitoren e SHBA dhe aleatëve të saj.
“Lind pyetja nëse konflikti midis koalicionit të udhëhequr nga SHBA dhe Bashkimit Sovjetik (Rusisë), përfundoi apo ka mbetur thjesht pezull. Përgjigja ime është se Lufta e Ftohtë nuk mbaroi kurrë, sepse ishte pjesë e një kontinuumi, që nga agimi i historisë. Fuqia relative mund të ndryshojë, por jo kuadrati diplomatik, pasi fuqitë e mëdha dhe ato më pak të mëdha, përpiqen gjithmonë të kenë siguri dhe avantazhe në xhunglën ndërkombëtare. Vetëm emri i saj “skadoi”- shprehet Kathleen Burk, profesore e historisë moderne në University College London, e specializuar në marrëdhëniet anglo-amerikane dhe historinë e shekullit 20.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu