Lidhu me ne

Kryesore

Alternativat e zgjedhjeve të së dielës në Francë

Jeremy Black, The Wall Street Journal
A të pëlqen pensioni në moshën 60 vjeç, një javë me më pak orë pune dhe eleminimi i frikës për të ardhmen? Shko në Francë dhe zgjidh mes 11 kandidatëve për president.
Pjesa më e madhe e botës së jashtme është e shqetësuar për Marine Le Penin dhe Frontin e saj Nacional, veçanërisht në dritën e kërkesës së saj më të fundit, që Franca të lirohet nga përgjegjësia për dëbimin e hebrenjve në kampet naziste të vdekjes, sepse vendi ishte nën pushtimin gjerman. (Sa për dijeni, autoritetet franceze të kohës së luftës ishin bashkëpunëtorë).
Por përqendrimi tek znj. Le Pen do të thotë injorim i problemeve që paraqiten prej alternativave të tjera në dispozicion. Ajo mund të dalë e para në raundin e parë të zgjedhjeve të së dielës dhe ka të ngjarë, në çdo rast, të jetë një nga dy kandidatët që shkojnë në raundin e dytë më 7 maj.
Por supozohet se francezët votojnë për kandidatin e tyre të preferuar në raundin e parë dhe, pasi e bëjnë këtë, votojnë për cilindo në raundin e dytë, që do të bllokonte më pak të preferuarin e tyre. Ky proces ndaloi babanë e Marine, Jean-Marie Le Pen, në vitin 2002, kur humbi përballë Jacques Chirac, 82% në 18%. Ata në të majtë ishin të gatshëm të votonin për Gaullistin Chirac, për të mposhtur ekstremistin Le Pen.
Pritshmëria është që ky proces do të sjellë fitoren e Emmanuel Macron, kandidati i qendrës së majtë, një ish-ministër i ekonomisë në qeverinë socialiste të paqëndrueshme të François Hollande.
Z. Macron është një personazh i ngjashëm me Tony Blair, i fortë kur flet për ripërtëritje dhe i dobët në detaje apo në politika. Në praktikë, ai është pjesë e asaj që shqetëson Francën – një gamë kandidatësh që nuk duan t’i shpjegojnë elektoratit, se bota nuk ua ka atyre borxh që t’u nxjerrë jetesën. François Fillon, kandidati i të djathtës tradicionale, bëri lëvizje në këtë drejtim, por u zhyt në skandalet, për pagimin e familjes së tij nga fondet publike.
Kjo e lë Z. Macron, Znj. Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon e ekstremit të majtë, si kandidatët kryesorë. Asnjëri prej tyre nuk ka shpjeguar se si do ta bëjë Francën që të punojë. Le Pen dhe Mélenchon premtojnë të ulin moshën e pensionit, nga 62 në 60 vjeç. Në një vend që tashmë mbron të drejtat e punëtorëve, ata duan të ofrojnë më shumë mbrojtje dhe pension më të madh. Ata premtojnë të taksojnë, të shpenzojnë dhe t’u kundërvihen shumëkombësheve dhe “globalizimit”.
Sondazhet sugjerojnë mbështetje të gjerë për këto pikëpamje, pavarësisht nga psefologia që sjell rezultatin presidencial këtë vit. Ashtu si politikanët britanikë nuk mund ta prekin lopën e shenjtë të Shërbimit Kombëtar të Shëndetit, homologët e tyre francezë po nxisin një arrati nga realiteti, që filloi shumë vite më parë.
Kjo gjë paraqet rreziqe për Francën dhe Bashkimin Evropian. Politikat e pamenduara të ngjashme me këto – kontrolli prej shtetit, taksimi i rishpërndarë dhe menaxhimi social – dështuan me François Mitterrandin në vitet 1981-83. Kjo shtyu ish ministrin e tij të ekonomisë dhe financave, Jacques Delors, që të bëhej president i Komisionit Europian më 1985 dhe të nxiste politika të ngjashme në nivel evropian. Duke pasur parasysh armiqësinë në shumë shtete të BE-së ndaj çdo gjëje që mund të quhet “shtrëngim”, përtëritja e kësaj teme në Francë, paralajmëron telashe për përgjegjësinë fiskale në të gjithë kontinentin.
Pozita e Francës brenda NATO-s gjithashtu mund të vihet në pikëpyetje. Parisi i është kundërvënë grupeve islamike në Afrikën Veriperëndimore, por si Le Pen, edhe Mélenchon kanë anuar drejt Vladimir Putinit, duke përdorur përbuzjen e bashkatdhetarëve të tyre kundrejt Presidentin Trump, si justifikim.
Në përgjithësi, zgjedhjet franceze theksojnë masën në të cilën partitë tradicionale të së djathtës sfidohen nga zhvillimet aktuale, një situatë kjo e parë në vitin 2016 në primaret amerikane dhe në humbjen e ish-kryeministrit David Cameron, me Brexit.
Në të njëjtën kohë, e majta dhe e djathta ekstreme inkurajojnë elektoratin që të mos bëjë pyetje të vështira rreth rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale. Dallimi kryesor midis të majtës dhe të djattës ekstreme, qëndron në rrëfimet konkurruese të identitetit dhe interesit kombëtar. Në Francë, ashtu si ndodh shpesh në vende të tjera, e majta nuk ofron vërtet një version bindës, ndërkohë që ai i së djathtës ekstreme është përçarës dhe i prapambetur.
Për të djathtën tradicionale evropiane, zgjedhjet franceze shtrojnë pyetje serioze për rëndësinë dhe popullaritetin, dhe kjo, në një shoqëri ku kaq shumë njerëz, dëshirojnë të dalin herët në pension dhe të grinden. Një paaftësi për t’u përballur me situatën e tyre politike është pjesë e kësaj sëmundjeje.
Fokusimi mbi Brexit ka shkëputur vëmendjen nga kriza themelore e BE-së, e paraqitur si një refuzim i kulturës ekonomike. Ekziston një rrezik i madh për prirjet populiste në të majtë ose në të djathtën ekstreme dhe një sfidë si për biznesin, ashtu edhe për angazhimet ndërkombëtare. E djathta e moderuar pro-biznes është shumë e dobët, dhe pjesa tjetër janë shumë kundër biznesit.
Ka gjasa që Le Peni të humbasë. Kjo do të ishte e mirëpritur, por nuk duhet të na shpërqëndrojë prej dështimeve më të mëdha të modelit social korporatist, që tashmë i ka bërë shumë dëme Francës dhe BE-së.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix3 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix3 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix3 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar3 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix3 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix3 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix3 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook