Ish-deputeti Mark Frroku u shpall sot i pafajshëm për akuzën e vrasjes në Belgjikë. Pas një procesi dy vjeçar, Frroku nuk u gjet fajtor për këtë akuzë. Gjykata ka vendosur ta dënojë Frrokun për akuzën e ndërtimit pa leje dhe fshehje pasurie.
Avokatët u shprehën të kënaqur me vendimin, pasi Frroku sipas tyre nuk ka kryer vrasje, por nga ana tjetër deklaruan se çështja do të shkojë në Apel. Ata kundërshojnë edhe akuzën për fshehje pasurie dhe pretendojnë që Frroku të shpallet i pafajshëm nga çdo akuzë.
Në vendimin e sotëm, gjykata kërkoi që Mark Frroku të dënohet me 7 vite burg përkatësisht për ndërtim pa leje, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu