Aktorja e njohur e Hollywood-it, Nicole Kidman, e prekur nga gjendja e grave dhe fëmijëve që ishin viktimë e luftës në Kosovë ka vendosur të vijë dhe t’i vizitojë ata. Që atëherë, ajo ka vendosur t’i ndihmojë të prekurit nga lufta, gjë e cila u bë prioritet në jetën e saj.
Madje, aktorja, fituese e shumë çmimeve prestigjioze, para shumë vitesh në një mbrëmje gjatë ceremonisë së shënimit të 20 vjetorit të Fondit të Kombeve të Bashkuara për ndaljen e dhunës ndaj grave, ku dhe mban postin ambasadore prej shumë vitesh, ka thënë se do të jetë zë për femrat që nuk kanë zë.
Nicole e ka vizituar Kosovën në vitin 2006, ku është takuar me disa gra të Kosovës dhe me personalitete të ndryshme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu